Live From Tirana Showbiz

Zbuloni më të rejat nga Instagrami me “Social Top 5”!

Këtë javë, shumë personazhe të famshëm kanë postuar foto nga pushimet e tyre, ku duken se po i shijojnë mjaft shumë!
Nuk kanë munguar dhe fotot ‘hot’ nga vajzat më të bukura të showbiz-it shqiptar si dhe atij të huaj.
Postime të tilla dhe projekte të reja të tyre kanë ndikuar në ndryshimin e shifrave të ndjekësve në rrjetin social Instagram.
Në emisionin më të dashur, të moderuar këtë herë nga Ksenja Shoshaj dhe Rei Bezhani, “Live From Tirana” është rubrika, “Social Top 5”.
Aty do të njiheni me të gjithë VIP-at të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës në llogaritë e tyre, si dhe ata të cilët fatkeqsisht kanë pësuar rënie drastike.
Se cilët janë ata, do t’i zbuloni tani!

Të listuar nga vendi i fundit deri në atë të parë, pra nga personazhet që kanë fituar më shumë ndjekës tek ata të cilët kanë shtuar më pak.

Personazhe shqiptarë:

3. Në vendin e tretë për këtë javë është reperi shqiptar, Stresi. Ai ka krijuar shumë polemika së fundmi, si dhe së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor. Ndoshta këto janë arsyet se përse ai ka fituar këtë javë 1K ndjekës.
2. Don Xhoni vijon të jetë pjesë e listës së “Social Top 5”, këtë herë në vendin e dytë me 1K ndjekës të shtuar.
1. Për këtë javë, në krye qëndron moderatorja më e dashur dhe e talentuar, Arbana Osmani. Ajo ka shtuar numrin e ‘followers’ të saj me 1K.

Personazhe të huaj:

5. Këngëtarja, Billie Eilish qëndron në vendin e pestë me 300K të shtuar.
4. Diva që nuk plaket kurrë, Jennifer Lopez, qëndron në listën tonë, në vendin e katërt me 3M ndjekës të shtuar.
3. Vendin e tretë e zë këngëtarja që arrin të prekë zemrat e të gjithëve me zërin e saj, Selena Gomez, ka shtuar 3M ndjekës.
2. Beyonce ka shtuar 4M ndjekës në Instagramin e saj, duke e pozicionuar në vendin e dytë.
1. Kim Kardashian vijon të qëndrojë në vendin e parë me 4M ndjekës të shtuar në llogarinë e saj.

Edhe për këtë javë, personazhi shqiptar i cili ka humbur më shumë ndjekës gjatë kësaj jave është Sindi Loci. Ajo ka pësuar rënie me 2K ndjekës në Instagramin e saj.