Lifestyle

Zbuloni nëse jeni apo jo një nënë narciste!

Narcizmi është një fenomen ku një person me vetëbesim të ulët ka frikë të humbasë autoritetin në sytë e të tjerëve. Këta njerëz nuk ndalen askund për të arritur atë që dëshirojnë, madje mund të jenë të dhunshëm me ata që i rrethojnë. Më poshtë zbuloni si duket një nënë narciste dhe shihni a keni ngjashmëri me të.

1.       Një nënë narciste nuk do ta lejojë suksesin e fëmijës që e lë të ëmën në hijë

2.       Një nënë narciste shqetësohet vetëm për problemet e saj

3.       Ajo dëshiron ta poshtërojë fëmijën.

4.       Ajo e bën fëmijën të ndihet fajtor për atë që ai merr.

5.       Ajo mendon se gjithnjë meriton më të mirën.

6.       Dashuria e saj është e paqëndrueshme. Kur ajo do diçka, është e sjellshme. Kur ajo nuk do, është e ashpër.

7.       Asaj i intereson pafund çfarë mendojnë të tjerët për të.

8.       Ajo ankohet për njerëzit se bëjnë gjithçka kundër saj.

9.       Nënat narciste janë xheloze për bukurinë e vajzave të tyre. Por shtiren sikur janë të kujdesshme.

10.   Ajo kritikon shumë, por rrallëherë bën lavdërime.

11.   Ajo inatoset nëse dikush tjetër është në qendër të vëmendjes.