Health & Beauty

Zbuloni ngjyrat perfekte të thonjve për këtë vjeshtë!

Ju dëshironi që vera të zgjasë sa më gjatë, por jeni gjithashtu një realiste që e dini se asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe koha fluturon?! Xhaketat prej lëkure dhe sezoni i motit me triko ka ardhur zyrtarisht, që do të thotë se ngjyrat e thonjve kanë nevojë për një përmirësim apo ndryshim. Asnjëherë nuk është vonë për të filluar të mendoni për atë që dëshironi të jetë atmosfera juaj e vjeshtës.  Ne i duam ngjyrat e gjalla,  por nëse doni t’u jepni atyre një pushim për nuancat më të ftohta dhe më delikate, ne kemi disa sugjerime për ju.

E gjelbër e errët

Është elegante, por tërheq vëmendjen, gjë që e bën atë ngjyrë të përsosur për ditën dhe natën. Ky është një sugjerim i përsosur për thonjtë tuaj gjat vjeshtës.

Ngjyra e qirinjve

Është një ngjyrë romantike dhe përshtatet me gjithçka, gjë që e bën atë të përsosur për çdo aktivitet vjeshte. Për të mos harruar që kjo ngjyrë do të jetë shumë në modë edhe në veshje këtë sezon.

Vanilje franceze

Ngrohtësia e kësaj hije e bën atë më të errët sesa një e bardhë dhe ju mund ta përshtasni me çdo lloj veshje. Kjo ngjyrë nuk është perfekte vetëm në vjeshtë, pasi do të mbijetojë edhe në dimër.

Rozë me nuancë

Nëse jeni një adhurues i rozës, por dëshironi një hije që do të plotësojë motin e ftohtë, kjo është ngjyra perfekte. Duket klasike dhe me shumë stil.

Ngjyrë kungulli

Kjo alternativë e ngrohtë ndaj të verdhës së dafilit është e ndritshme dhe tërheq vëmendjen. Kjo duket një ngjyrë “e shtrenjtë”, perfekte për vjeshtën.