Celebrities Showbiz

Zbuloni partneren skenike të Ardit Çuni në “Dancing with the Stars”!

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak zbuluam edhe artistët dhe personazhet vip që iu bashkuan kastit të “Dancing with the Stars”. E tani që vip-at i njohëm, na mbetet të zbulojmë partnerët e tyre skenikë.

Ai është këngëtari Ardit Çuni, padiskutim një nga emrat më të përfolur të momentit. Ai vërtet nuk e fitoi dot “BBV”, por këngëtari ka një as nën mëngë, kërcimin. A do t’ia dalë ai këtë herë në “Dancing with the Stars”?!

Epo që ta ndihmojë në këtë rrugëtim do të jetë partnerja e tij skenike Jora Hodo. Ajo la “Fiks Fare” për DWTS, dhe pas një përvoje të mëparshme në Afrikën e Jugut, ku numëron dhjetëra shfaqje musical-i, Jora është gati që ta mësojë Arditin të kërcejë si një profesionist.

Ne i urojmë shumë suksese çiftit më të ri skenik dhe presim me padurim të zbulojmë edhe kombinimet e tjera të spektaklit që me siguri do të na dhurojnë shumë çaste emocionuese.