Celebrities Gossip Music Showbiz

Zbuloni personazhet e “Për’puthen” të cilët kanë publikuar këngë…

“Për’puthen” është një emision tepër i pëlqyer, protagonistët e të cilit gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen në një mënyrë apo një tjetër. Të shumtë kanë qenë ata që kanë bërë këngë, gjatë kohës kur kanë qenë në program, apo edhe pasi janë larguar nga ai. Kemi listuar disa nga personazhet e “Për’puthen”, të cilët me sa duket nuk kanë hyrë në emision vetëm për të gjetur dashurinë e jetës.

“Love Story” është kënga e kënduar nga Mevlan Shaba, e cila për vetëm pesë muaj ka arritur 11 milionë klikime. Teksti, melodia e videoklipi kanë qenë kombinimi më i mirë, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm për Mevlanin. Sigurisht, veç atyre që donin të degjonin këngën e Mevlanit, kishte edhe nga ata që donin të ndiqnin videoklipin, për shkak se në të është një tjetër personazh nga “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj.

E radhës ishte kënga e Mevlanit, dedikuar Ledjanës, e cila ka plot 3.6 milionë klikime në YouTube. Duket se kjo ishte pika e nisjes e një romance tepër emocionuese mes dy personazheve.

Mevlani nuk e ndali këtu, duke bërë duetin e radhës me këngëtarin shumë të dashur për publikun, Sabianin. Duke marrë spunto nga një koment i Arjan Konomit gjatë transmetimit, kënga u quajt “KÇK”. Me sa duket, Mevlani di si të tërheqë vëmendje me personazhet e duhur në videoklip dukë patur kështu Arjan Konomin në “KÇK”.

Kënga e fundit nga Mevlani është një bashkëpunim me Julin, pjesëtarin tjetër të “Për’puthen”. Kënga është publikuar dy javë më parë, dhe titullohet “Dashnia”.

Mevlani nuk ndalet me kaq, dhe pritet te publikojë këngën e radhës, e cila do të jetë bashkëpunim me Stinen dhe partneren e tij Grazia. Lajmin e bëri publik Juli, ndërsa Mevlani e konfirmoi, edhe pse ende nuk ka zbuluar detaje.

Nëse mendoni që vetëm Mevlanit i pëlqen karriera e këngëtarit, gaboheni. Melisa Lleshi, bukuroshja simpatike e cila hyri në “Për’puthen” për të trazuar ujrat, gjithashtu ka publikuar tashmë dy këngë. E para, titullohet “U kry”, ku Melisa shfaqet tepër provokuese dhe joshëse. Për vetëm dy muaj, kënga ka arritur 5.7 milionë klikime dhe plot 10 mijë komente.

Ndërkohë, gjashtë ditë më parë, Melisa ka publikuar “Leje”, një produksion nga Irkenc Hyka, i cili ka mbërritur plot 24 mijë klikime.

Dy ditë më parë, personazhet  e “Për’puthen +40” Luljeta Nallbani dhe Ndriçim Gjeçi publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Sta Jap”. Për vetëm dy ditë, kënga ka mbërritur 562 mijë klikime dhe duket se do të jetë hiti i kësaj vere.

Këta janë personazhet e “Për’puthen”, të cilët ditën si ta shfrytëzojnë famën e tyre në mënyrën e duhur. Ata bënë këngë, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme dhe duket se ky është vetëm fillimi.