Lancio Music

Zbuloni pesë albumet në krye të klasifikimit në Itali nga 23 deri në 29 janar!

Muzika është një art i mrekullueshëm që fal vetëm qetësi dhe paqe. E kur bëhet fjalë për muzikë të mirë, në Top Albania Radio përmendim “Lancio”, emisionin radiofonik që promovon muzikën ndërkombëtare dhe atë shqiptare. Nën moderimin e Albana Ruçi, ky emision ka për detyrë vetëm t’ju informojë rreth muzikës së mirë dhe t’ju argëtojë sa më shumë.

E teksa përmendim informimin ne po ju njohim me pesë albumet që qëndrojnë në krye të klasifikimit në Itali, nga 23 deri në 29 janar. Bëhet fjalë për pesë albume shumë të suksesshme nga artistë të dashur dhe të pëlqyer në Itali. Më poshtë, ndiqni klasifikimin e këtyre pesë albumeve që qëndrojnë në krye të klasifikimit nga 23-29 janar.

5. RKOMI – TAXI DRIVER

4. GUE’ – GVESVS

3. MARCO MENGONI – MATERIA (TERRA)

2. BLANCO – BLU CELESTE

1. MARRACASH – NOI, LORO, GLI ALTRI