Lancio Music

Zbuloni pesë albumet në krye të klasifikimit në Itali nga 6 deri në 12 mars!

Muzika është një art i mrekullueshëm që fal vetëm qetësi dhe paqe. E kur bëhet fjalë për muzikë të mirë, në Top Albania Radio përmendim “Lancio”, emisionin radiofonik që promovon muzikën ndërkombëtare dhe atë shqiptare. Nën moderimin e Albana Ruçi, ky emision ka për detyrë vetëm t’ju informojë rreth muzikës së mirë dhe t’ju argëtojë sa më shumë.

E teksa përmendim informimin ne po ju njohim me pesë albumet që qëndrojnë në krye të klasifikimit në Itali, nga 6 deri në 12 mars. Bëhet fjalë për pesë albume shumë të suksesshme nga artistë të dashur dhe të pëlqyer në Itali. Më poshtë, ndiqni klasifikimin e këtyre pesë albumeve që qëndrojnë në krye të klasifikimit nga 6 deri në 12 mars.

5. MARRACASH – NOI, LORO, GLI ALTRI

4. BLANCO – BLU CELESTE

3. IRAMA – IL GIORNO IN CUI HO SMESSO DI PENSARE

2. ELISA – RITORNO AL FUTURO / BACK TO THE FUTURE

1. CESARE CREMONINI – LA RAGAZZA DEL FUTURO