Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Zbuloni pesë shenjat e Zodiakut që kanë lindur për të qenë të famshëm!

Fama është diçka që disa njerëz e ndjekin nga pas, ndërkohë që disa të tjerë nuk e konsiderojnë aspak si mundësi. Gjithashtu, ka disa njerëz që kanë lindur për të qenë të famshëm dhe sipas horoskopit, janë pikërisht pesë shenja të tilla.

Luani

Luani ka lindur për të qenë i famshëm. Ai gjatë gjithë kohës do vëmendje dhe popullaritet. Luani e adhuron të jetë në qendër të diskutimeve dhe mund të shpikë gjithçka vetëm e vetëm që kushdo t’i ketë sytë e veshët drejt tij.

Shigjetari

Kjo shenjë e horoskopit njihet për faktin që nuk ka frikë. Ndaj, një shigjetar nuk ka frikë të bëjë gjithçka që të fitojë famën. Ai është i guximshëm dhe di ta fitojë dhe ta ruajë për shumë gjatë atë.

Dashi

Kjo shenjë e horoskopit ka një dëshirë të madhe për të qenë lider. Ai pëlqen famën, por dëshiron të jetë për diçka që ia vlen. Për shembull atij nuk i mjafton thjesht të jetë i famshëm në Instagram, por dëshiron të njihet për diçka të rëndësishme.

Akrepi

Akrepi ka një aftësi për të bërë shumë gjëra njëherazi. Ai nuk lodhet asnjëherë, dhe e veçanta për këtë shenjë, është se e fiton famën plotësisht me aftësitë e veta. Nëse dikush tjetër mund të ketë ndihmë, akrepi ia del vetë mbanë.

Binjakët

Binjakët e pëlqejnë famën, të cilën më tepër e arrijnë me shumë punë e lodhje. Forma e famës që merr është më së shumti si mirënjohje për gjithçka që ka bërë. Problemi i vetëm me binjakët është se fama ndonjëherë e lodh.