Celebrities Live From Tirana Showbiz

Zbuloni se çfarë ka ndodhur me ndjekësit në Instagramin e VIP-ave shqiptarë dhe atyre të huaj!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5. Në vend të pestë kemi Endri Çekiçin, futbollistin e kombëtares me 500 ndjekës më shumë. Endri ka qenë në vëmendje pas zërave se është në një lidhje me Megi Pojanin.

4. Në vend të katërt është pikërisht kjo e fundit, Megi Pojani me 2 mijë ndjekës më shumë. Së fundmi ajo ka qenë dhe protagoniste në klipin e ri të reperit Don Xhoni.

3. Albërije Hadërgjonaj po ashtu ka shtuar 2 mijë ndjekës në Instagram. Këtë javë ajo ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” ku zbuloi jo pak të pathëna.

2. Tuna ka qenë në vëmendjen e mediave kohët e fundit duke u rikthyer fuqishëm me projekte të reja. Ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë është diva Dafina Zeqiri me plot 200 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

Personazhet e huaj:

5. Alex Rodriguez ka marrë mjaft vëmendje me romancën e tij të re, pas ndarjes nga Jennifer Lopez. Ai ka shtuar 100 mijë ndjekës.

4. Në vend të katërt kemi aktoren Cameron Diaz me po 100 mijë ndjekës më shumë. Së fundmi ajo ka njoftuar se do t’i rikthehet sërish aktrimit.

3. Në vend të tretë kemi Francesco Totti me 100 mijë ndjekës më shumë. Së fundmi ai i ka dhënë fund martesës së tij me Ilary Blasi pas 17 vitesh.

2. Cardi B ka dhënë ‘idenë perfekte’ se çfarë t’i dhuroni fëmijës suaj për ditëlindje pak ditë më parë. Ajo gjithashtu ka shtuar 100 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë është Victoria Beckham me 200 mijë ndjekës më shumë. Më në fund ajo i është bashkuar dhe platformës TikTok dhe postimi i parë ishte një autoironi.