Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Zbuloni se çfarë ndodh me foshnjën në barkun tuaj në momentin që jeni duke shijuar një ëmbëlsirë!

Teksa jeni shtatzënë duhet të dini se foshnja në barkun tuaj i ndjen më së miri ushqimet që ju konsumoni. Përbërësit e ushqimit kalojnë në lëngun amnial të cilin bebja fillon ta përpijë dhe “shijojë” duke filluar nga java e 20-të e shtatzënisë. Duket çuditshëm, por edhe pse trakti tretës i organizmit tuaj është i ndarë nga trakti tretës i bebes, molekulat e ushqimit që ju i hani e gjejnë rrugën deri te lëngu amnial.

Keni kujdes se çfarë hani gjatë shtatzënisë, sepse në këtë mënyrë ndikoni në ushqimet që fëmija juaj do t’i pëlqejë pas lindjes. Përpiquni që të hani një dietë të ekuilibruar me fruta e perime. Në këtë mënyrë jo vetëm që do t’ia mundësoni vetes një jetë të shëndetshme, por e mësoni beben tuaj që t’i pëlqejë ushqimet e shëndetshme.

Ju tashmë i dini disa nga shenjat e hershme të dukshme të shtatzënisë. Mungesa e menstruacioneve, dhimbje në gjoks, të vjella në mëngjes. Por ka disa shenja befasuese që mund të mos i dini. Marie Louise, mami dhe autore e “The Modern Midwife’s Guide to Pregnancy, Birth and Beyond”, ndau disa shenja interesante që tregojnë se mund të keni një fëmijë rrugës.

Disa shtatzëni mund të shfaqin komplikacione të tilla si rreziku për abort apo gjakderdhja. Disa kushte të tjera mund të dëmtojnë nënën dhe fëmijën. Një prej tyre është edhe kolestaza obstetrike, e cila është një një gjendje shumë serioze e shkaktuar nga mëlçia, si pasojë e së cilës nëna ndien kruajtje të mëdha dhe në disa raste mund të preket edhe nga verdhëza, ndërsa fetusi mund të rrezikojë jetën.