Celebrities Gossip

Zbuloni se çfarë pi Madonna gjatë stërvitjes së saj në palestër!

Së fundmi këngëtarja e njohur dhe Madonna ka vendosur që të bëjë një paraqitje shumë ndryshe dhe t’i mahnisë fansat e saj! Nuk bëhet fjalë për veshje apo ndonjë gjë tjetër, thjesht ajo ka treguar se zgjedh që rutinës së saj të palestrës t’i shtojë pak më shumë energji. Madonna ka treguar se qëndron gjithmonë e hidratuar por jo duke pirë ujë por duke pirë pije alkolike.

Këngëtarja 65-vjeçare e hitit të njohur ‘Papa Don’t Preach’, bëri një foto e ulur në një stol teksa ndodhej në palestër dhe e postoi atë në rrjetin e saj social Instagram, ku edhe kishte shkruar:

Stërvitja e sotme. 

Nuk është hera e parë që Maddona poston foto apo video nga palestra ku ajo stërvitet. Para pak kohësh ajo kishte zgjedhur që të sfidonte moshën e saj kur postoi një video duke këryer në mënyrë të jashtëzaqkonshme nën ritmet e muzikës gjatë stërvitjes së saj në palestër.

Kujtojmë se shtatë herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’ para pak  kohësh doli topless pas një perdeje të kuqe për të promovuar dokumentarin e saj i cili do të shfaqej në premierë më 8 tetor në Paramount+. Nëpërmjet disa postimve në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ajo kishte dhënë më shumë detaje përsa i përkiste filmit të saj.

Fotografi personal i 63-vjeçares i mbretëreshës së Popit, Ricardo Gomes drejtoi filmin gjatë ndalesës që u bë në Lisbonë në Portugali gjatë të turneut të saj të 11-të të koncertit me 75 data, që përfshin periudhën e viteve 2019-2020.

Turi i ‘Madame X’ u mbyll më herët për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe Madonna u detyrua të anulonte 14 shfaqje gjithashtu për shkak të dëmtimeve të gjurit dhe ijëve. Superstarja e kishte përfunduar dokumentarin pothuajse në muajin prill dhe pas shtatë muajsh ajo e shfaqi për herë të parë për 12 persona në një teatër me 500 vende.