Health & Beauty Lifestyle

Zbuloni se çfarë tregojnë karakteristikat e fytyrës për ju!

Më thuaj sa i bukur je të të them se çfarë njeriu je!
Populli kinez besonte se fytyra është pasqyrimi i shpirtit të brendshëm të një njeriu dhe në periudhën e mesjetës bukura shihej si një virtyt. Sipas tyre nëse ishe i shëmtuar atëherë ishit një njeri i keq.
Tashmë, në kohët moderne këto mendime kanë ndryshuar edhe pse sërish i gjykojnë njerëzit nga pamja e tyre.
Një tipar apo karakteristikë e fytyrës tuaj tashmë shpreh diçka rreth jush.
Shihni veten në pasqyrë dhe zbuloni…

Forma e fytyrës

Personat që gëzojnë fytyrë të rrumbullakët mendohen të jenë shumë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm. Dinë të gëzojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata si dhe kanë prirje të fantazojnë shumë.

Njerëzit me një formë të zgjatur fytyre kanë prirje të jenë pak egoistë. Kjo për shkak se janë punëtorë shumë, janë muskulozë dhe merren me sporte. Për shkak të egos së tyre e kanë të vështirë të krijojnë një marrëdhënie.

Fytyrat katrore duket se janë pak të rrezikshme, kjo sepse janë të lidhur me zjarrin dhe janë agresivë, ambiciozë dhe vetëm japin urdhëra. Njerëz shumë të vendosur me një mendje shumë analitike.

Një fytyrë trekëndore shoqërohet gjithmonë me një trup të hollë dhe shumë intelekt.

Rrudhat

Rrudhat e gjendura mes syve tregojnë vendosshmëri dhe tregojnë se jeni një njeri shumë punëtorë.

Rrudhat e shfaqura rreth syve mednohet të jenë linja gëzimi. Tregojnë një njeri me zemër të hapur dhe shumë pozitivë.

Rrudhat apo linjat që i gjejmë nga hunda në gojë quhen ndryshe linja qëllimi. Kjo tregon se ju jeni në rrugën e duhur në jetë.

Vetulla

Nëse keni vetulla të trasha, atëherë jeni një njeri agresiv dhe shumë i aftë me duart tuaj.

Vetullat e holla tregojnë se jen një njeri paksa i pavendosur. Teksa ato të ulëta zbulojnë se ju jeni një temparament shumë impulsiv.

Vetullat e larta tregojnë se jeni një person i kujdesshëm dhe çdo veprim e mendoni para se ta bëni. Ndërsa një vetull e drejtë shpreh se personi kujdeset shumë për veten e tij dhe ka një temparament të ndjeshëm.

Buzët

Një buzë e sipërme e hollë dhe më e plotë e ulëta, tregon një person që është i mirë në shtrat por nuk mund të kthehet më tek një ish me të njejtën masë. Ndërsa forma e kundërt sugjeron një person që mund të japë shumë në një lidhje.

Një buzë e plotë dhe rrumbullake tregon se jeni një natyrë e kujdesshme dhe emocionale, por nëse keni buzë të holla atëherë jeni egoistë.

Buzët e drejta shprehin vetëkontroll, ndërsa ato pak të rëna tregojnë se jeni një person që nuk kënaqet lehtë. Nëse keni buzë pak të ngritura atëherë është shenjë e mirë.