Horoskopi Lifestyle

Zbuloni se cili Zot jeni në bazë të shenjës suaj të horoskopit…

Jeni ndjerë ndonjëherë si të jeni Zot apo Perëndi?! Nëse kjo gjë ju ka ndodhur shpeshherë, por nuk e keni ditur ekzaktësisht se cila Perëndi jeni, më poshtë do të merrni përgjigjet e munguara.

Dashi – Zoti i luftës

Dashi është Zoti i luftës. Në mitologjinë greke, Aresi është djali i Zeusit dhe Herës. Ai është Zoti i luftës, duke përfaqësuar fuqinë dhe forcën fizike. Disa thonë se Aresi është i dashuri i Afërditës. Ky Zot është pasionant, i dashur dhe i zjarrtë.

Demi – Perëndesha e dashurisë dhe bukurisë

Demi është Perëndesha e dashurisë dhe bukurisë, Afërdita. Kjo shenjë e horoskopit është e drejtuar nga dashuria, bukuria dhe kënaqësia. Ndaj, nuk është për t’u çuditur, fakti që ata që kanë lindur në këtë shenjë të jenë të bekuar nga aparenca.

Binjakët – Perëndesha e fuqisë, luftës, kurajos, inspirimit

Ata që kanë lindur në shenjën e binjakëve përfaqësojnë vlera si kurajo, fuqia dhe inspirimi. Pra, bëhej fjalë për Perëndeshën Athina. Gjithashtu, ajo është intelektuale dhe e zgjuar. Një tjetër detaj, është fakti se ajo mund të përshtatet kudo si një kameleon.

Gaforrja – Perëndesha e hënës dhe e gjuetisë

Artemis është vajza e Zeusit dhe njëkohësisht Perëndesha e hënës dhe e gjuetisë. Personat e shenjës së gaforres përfaqësojnë pikërisht këtë hyjni. Artemis është mbrojtëse e fëmijëve dhe shpëtuese e grave. Personat e kësaj shenjë janë të bekuar me fuqi të veçanta, të cilat jo të gjithë i kanë.

Luani – Zoti i diellit dhe dritës

Personat që kanë lindur në shenjën e luanit i përshtaten Apollos, Zotit të diellit dhe të dritës. Mitologjia greke tregon se Apollo njihej për argëtimin dhe kohën e mirë që falte. Njësoj dhe luani është një argëtues vërtet i mirë. Të drejtuar nga dielli, personat e kësaj shenje janë të ngrohtë, të dashur dhe karizmatik.

Virgjëresha – Perëndesha e pjellorisë dhe agrikulturës

Personat që i përkasin shenjës së virgjëreshës përfaqësojnë Demetrën. Demetra është Perëndesha e pjellorisë dhe agrikulturës. Ajo është e brishtë, fitimprurëse dhe përfaqëson shëndetin e mirë.

Peshorja – Perëndesha e gruas dhe martësës

Hera njihet si Perëndesha e gruas, martesës dhe lindjes. Personat e lindur në shenjën e peshores përshtaten më së humti pikërisht me Herën. Disa thonë se ajo është një bashkëshorte xheloze, pasi shpesh luftonte me femrat e tjera për të patur Zeusin. Peshoret janë të drejtuara nga planeti i dashurisë dhe bukurisë.

Akrepi – Perëndesha e vdekjes dhe seksualitetit

Personat e lindur në shenjën e akrepit përshtaten më së shumti me Perëndeshën Kali. Ajo është një nga më të ndërlikuarat për sa i përket Perëndive. Ajo njihet si Perëndesha e vdekjes dhe seksualitetit. Kjo shenjë gjithashtu lidhet me shndërrimin, transformimin e ndonjë herë dhe shkatërrimin.

Shigetari – Zoti i qiellit

Personat që i përkasin shenjës së shigjetarit, lidhen më shumë me Zeusin. Ai githashtu është Zoti i Perëndive. Disa thonë se ai është gënjeshtar. Zeusi konsiderohet si Zoti i qiellit dhe gjithçka që ai prek merr një fuqi të paimagjinueshme.

Bricjapi – Perëndesha e korrjes dhe e botës së nëndheshme

Personat e lindur në shenjën e bricjapit, përshtaten më së shumti me Persefonin. Ajo është Perëndesha e korrjes dhe e botës së nëndheshme. Ajo ka një dyjëzim pasi përfaqëson sa dritën, aq edhe errësirën. Njësoj, dhe personat e shenjës së bricjapit, supozohet të mbartin dritën edhe errësirën.

Ujori – Zoti i njerëzimit dhe zjarrit

Ujori lidhet me Prometeun, pra Zotin e njerëzimit dhe zjarrit. Personat e kësaj shenje, njësoj si Prometeu, janë rebelë dhe kanë vizion. Edhe pse dëshira e tyre është gjithnjë e mirë, ndonjëherë mund t’i shndërrojnë gjërat në kaotike.

Peshqit – Perëndesha e fertilitetit dhe dashurisë universale

Personat që kanë lindur në shenjën e peshqve, përshtaten më së shumti me Perëndeshën Ishtar. Ajo konsiderohet Perëndesha e fertilitetit dhe dashurisë universale. Megjithatë, mbetet pak kontradiktore, komplekse dhe e fshehtë.