Celebrities Gossip Music Showbiz

Zbuloni se kush do të drejtojë Sanremon këtë vit!

Sanremo 2022, edicioni i 72 i Festivalit të Këngës Italiane, është ngjarja më e rëndësishme televizive dhe muzikore e vendit fqinj, por vazhdon të mbetet mjaft i preferuar dhe në Shqipëri. Edicioni i këtij viti do të mbahet në Liguria nga e marta e 1 shkurtit deri të shtunën më 5 shkurt 2022.

COVID-19 po e errëson për të tretën herë festivalin që drejtohet nga Amadeus, megjithatë ai do të mbahet sipas parashikimit. Tashmë, ka dalë dhe emri i parë i prezantueses që do të jetë në krah të moderatorit të njohur. Festivali më i rëndësishëm i muzikës italiane, i transmetuar nga Rai 1, do prezantohet nga Maria Chiara Giannetta, e cila vazhdon të shijojë suksesin e ‘Blanca’.

Përflitet ndërkaq se emrat e tjerë në krah të Amadeus në skenë do të jenë: Alessia Marcuzzi, Miriam Leone dhe Matilda De Angelis. Në 2020-tën, pjesë e rëndësishme e prezantimit të Sanremos, u bë dhe Alketa Vejsiu, e para prezantuese shqiptare që arriti një gjë të tillë.

Do të ketë gjithsej 5 shfaqje të ‘Sanremo 2022’:

Nata e parë: 1 shkurt 2022

Nata e dytë: 2 shkurt 2022

Në dy netët e para, 24 artistët do të shfaqin këngët e tyre premierë (12 në çdo natë) dhe do të gjykohen nga tre juri: juria e TV/medias së shkruar, juria e mediave në web, juria e Radios.

Nata e 3-të: 3 shkurt 2022

Në natën e tretë të 24 artistët do të performojnë sërish këngët e tyre dhe do të vlerësohen nga televotimi dhe një juri demoskopike (50/50).

Nata e 4-të: 4 shkurt 2022

Nata e katërt është “Covers night”, ku të 24 artistët do të performojnë secili nga një këngë të viteve 1960, 1970 ose 1980, vetëm ose së bashku me një artist të njohur italian ose ndërkombëtar. Shfaqjet do të gjykohen nga 33% televotim, 33% juria e shtypit, 33% juria demoskopike.

Nata e 5-të: 5 shkurt 2022

Në natën finale do të zhvillohen dy raunde. Në raundin e parë, të 24 këngët do të gjykohen me 100% televotim dhe top-3 do të kalojnë në Superfinale. Në Superfinale 3 superfinalistët do të performojnë sërish këngët e tyre. Votimi do të rivendoset dhe fituesi do të vendoset nga 33% televotim, 33% juria e shtypit dhe 33% juria demoskopike.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi fituesin e festivalit. Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovision 2022.

E ‘pushtuar’ nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.

Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar. Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë sportuar. Mamanë time që është në sallë. Mami ku je? Mami më në fund është e lumtur për mua. Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por shihemi në Torino.