Celebrities Live From Tirana Showbiz

Zbuloni se kush e kryeson “Social Top 5” këtë javë!

Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Me disa ndryshime nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5. Dojna Mema vazhdon të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me postimet e saj ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur apo foto nga siç e cilësoi dhe ajo ‘takimi më i bukur në botë’ teksa ka bërë ekon morfologjike. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës.

4. Rudina Dembacaj ka qenë kryefjala e mediave kohët e fundit për filmin më të ri “Dashuri dhe Turbulenca”. Ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

3. Fero është rritur me po ashtu 3 mijë ndjekës në rrjetin e tij social Instagram këtë javë. Së fundmi ai ka blerë një vilë të re që duket të jetë shumë moderne.

2. Ronela Hajati pas vëmendjes së madhe që mori në Spanjë ku mori pjesë në “Barcelona Eurovision Party”, Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Izraelit. Këngëtarja që do të na përfaqësojë në festivalin evropian të këtij viti, do të marrë pjesë në “Israel Calling 2022” bashkë me të tjerë që do të konkurrojnë në Eurovision. Ajo ka fituar 5 mijë ndjekës.

1. Beatrix Ramosaj është në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë Beatrix publikoi “As unë si ti”. Edhe pse nuk erdhi me një këngë, bukuroshja na dha pak nga ‘magjia’ e demos të këngës së radhës “Më ndikon”. Trixa ka shtuar 8 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5. Së fundmi Don Xhoni është ndarë nga modelja ruse, Ariana. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin. Ariana ka shtuar 7 mijë ndjekës në Instagram.

4. Madonna ka qenë në qendër të polemikave për fotot e saj gjysmë të zhveshur kohët e fundit. Ajo ka fituar 1.3 milion ndjekës.

3. Hailey Bieber ka folur më shumë rreth faktit si ajo përballon jetesën në qendër të vëmendjes dhe si ka reflektuar kjo në jetën e saj personale. Nga kjo bisedë personale ajo ka shtuar 2.5 milion ndjekës.

2. Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka fituar së fundmi një betejë të Gjykatës së Lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017, “Shape of You”. Artisti ka fituar 2.8 milion ndjekës këtë javë.

1. Në vend të parë p këtë javë qendron Lady Gaga. Teksa shkëlqeu në eventin madhështor të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”, ajo ka fituar plot 3.5 milion ndjekës.