Health & Beauty

Zbuloni se pse duhet të ndiheni mirë që keni gjinjtë e vegjël!

Shpesh herë ndihemi të pasigurta dhe jemi mësuar se gjinjtë e mëdhenj janë më të bukur, por në të vërtetë nuk është plotësisht e tillë.
Nëse nuk e dinit, gjinjtë e vegjël cilësohen si të lezetshëm pasi nuk të trembin dhe e di se çfarë të pret.
Nga ana tjetër mund të vishni çdo gjë, që prej bluzeve të ngushta e deri tek ato me dekolte. Edhe nëse zbuloheni nuk e teproni asnjëherë, muk dukeni kurrë vulgare apo që të ndiheni në siklet.

Gjinjtë e vegjël janë elegantë, komodë dhe shumë praktikë. Një armë e fortë e tyre janë thithkat, të cilat vihen re më shumë në gjinjtë e vegjël dhe kjo është tepër sensuale për një mashkull.

Për më tepër e keni të thjeshtë të rrini pa reçipeta, nuk keni pse të sikletoseni me to.
Nëse keni gjinjtë e vegjël duhet të ndiheni mirë me veten pasi ju ndihmon dhe me posturën, si dhe i reduktoni vetes dhimbje të kurrizit për shkak të peshës që kanë gjinjtë e mëdhenj. Gjithashtu nuk keni pse të shqetësoheni që me kohën do t’ju varen dhe duken jo të këndshëm.
Po ashtu nuk hasni problem gjatë kohës që bëni ushtrime në palestër apo vrap.