Health & Beauty

Zbuloni se si të gjeni se çfarë nuance ka lëkura juaj! Çfarë ju shkon më shumë?

Shpesh herë e kemi të vështirë për të gjetur se çfarë ngjyre apo nuance ekzaktësisht e kemi lëkurën tonë, diçka e tillë na duhet më së shumti kur dëshirojmë të gjejnë pudrën ideale për fytyrën tonë, por gjithashtu dhe se cilat janë ngjyrat që ju shkojnë më tepër apo llojin e bizhuterive.

Është mëse e lehtë për ta parë në pasqyrë dhe për të vendosur se çfarë toni është, por më të detajuar do ta mësoni fare e lehtë vetëm nëse ndiqni këto hapa që ne do t’ju tregojmë.

Ju kujtojmë se shpesh herë ngjyra e lëkurës ndryshon dhe në varësi të ekspozimit në diell, pra mund të ndodhë që brenda vitit të mos keni të njëjtën ngjyrë lëkure.

Tonet e përgjithshme të lëkurës janë; e hapur, e lehtë, mesatare, e errët apo diçka e ndërmjetme.
Por ka dhe nëntone, të cilat ndahen në disa grupime dhe emra të tjerë. Në nuancat e ngrohta bëjnë pjesë lëkurat me ngjyrë të verdhë, pjeshke apo të artë. Në nuancat e ftohta futen roza dhe ato me refleks paksa blu. Gjithashtu kemi dhe nuancat neutrale që janë një përzierje ngjyrash.

Atëherë, për të dalluar sa më mirë nuancën e lëkurës suaj dhe për të gjetur ato që ju përshtaten duhet të ndiqni këto tri hapa.

Mjafton të vendosni një palë bizhuteri argjendi dhe një palë ari, shihni se cilat ju shkojnë më shumë. Nëse përgjigja është ato prej ari, atëherë keni tone të ngrohta. Nëse është e kundërta, tonet e lëkurës suaj janë të ftohta. Por nëse ju shkojnë të dyja, keni tone neutrale.

Provoni të vishni ngjyrën e bardhë, shihni se si ju duket lëkura, e bardhë apo rozë?! Nëse nuk vini re asnjë ndryshim, keni tone neutrale. Por nëse lëkura duket me paksa rozë, keni ton të ftohtë dhe nëse ju duket pak si i verdhë, ton i ngrohtë.

Dhe e fundit, shihni mirë se çfarë ngjyre janë venat tuaj, jeshile apo blu?! Nëse i keni blu ose vjollcë, keni tone të ftohta. Por nëse i keni jeshile, keni tone të ngrohta. Gjithsesi, nëse keni një përzierje të të dyjave, atëherë keni tone neutrale.

Kini kujdes, nëse keni tone të ngrohta, ju rekomandojmë të përdorni më shpesh buzëkuq të kuq apo në ngjyrë portokalli të si dhe pak blush te k faqet. Nëse jeni tek tonet e ftohta do të ishte më mirë të qëndronit tek ngjyrat pastel. Nga ana tjetër janë tonet neutrale që mund të përdorin çdo lloj buzëkuqi.