Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Zbuloni shenjat më xheloze të Zodiakut!

Të gjithë janë xhelozë në situata të caktuara, por janë disa persona që xhelozojnë më tepër seç duhet. Ndoshta nuk e keni menduar ndonjëherë, por niveli i xhelozisë së një personi lidhet edhe me shenjën e horoskopit së cilës ai i përket. Zbuloni katër xhelozët e Zodiakut dhe urojmë të mos jeni pjesë e tyre!

Demi

Demi është një nga shenjat më xheloze të Zodiakut. Jo vetëm në një marrëdhënie, por në gjithçka demi mund t’ju xhelozojë. Demi shpesh dëshiron atë që ju e keni dhe ai nuk e ka. Gjëja pozitive lidhur me ta është se nëse janë të zemëruar apo të zhgënjyer nga ju, do t’jua thonë në mënyrë të drejtpërdrjtë. Ata nuk duan dhe nuk munden të fshihen, ndaj xhelozia e tyre është e padëmshme.

Binjakët

Binjakët janë xhelozë kur bëhet fjalë për statusin që ju keni në një shoqëri. Ata duan të jenë qendra e vëmendjes në një grup shoqëror. Nëse binjakët vërejnë se po u vidhni nga shkëlqimi i tyre, ata mund të inatosen me ju. Virtyti i tyre është se janë të vërtetë e të sinqertë, ndaj nëse i trajtoni me dinjitet dhe pa lojra pas krahëve, marrëdhënia me ta do të jetë perfekte.

Virgjëresha

Virgjëresha mund të behët tepër xheloze rreth punës suaj dhe qëndrueshmërisë që keni në jetë. Virgjëreshat duan punën tuaj, ndikimin që keni tek të tjerët dhe autoritetin tuaj. Problemi me ta qëndron te fakti se mendojnë se nëse je i suksesshëm në punë ti je i arrirrë, por nëse nuk ke sukses në punë gjërat nuk janë në rregull. Nëse virgjëreshat nuk do e mbivlerësojnë statusin në punë më shumë seç duhet, marrëdhënia me ta mund të shkojë vërtet mirë.

Peshqit

Peshqit janë më së shumti xhelozë për jetën tuaj sentimentale. Nëse ju i prezantoni një miku tuaj të kësaj shenje partnerin tuaj, ai do të ndjejë xhelozi. Kjo gjë ndonjëherë mund të shndërrohet në toksikse, sepse ata nuk e bëjnë dot ndarjen nëse vërtet pëlqejnë partnerin tuaj, apo thjesht janë xhelozë. Megjithatë, kur peshqit marrin kohë të mendojnë e të kthjellohen, gjërat pa diskutim që do të shkojnë më së miri.