Bota

Zbuloni shtetin e parë në botë që pritet të legalizojë kriptomonedhën Bitcoin!

El Salvador mund të bëhet vendi i parë në botë që legalizon monedhën virtuale Bitcoin. Të paktën ky është objektivi dhe dëshira e presidentit Nayib Bukele.

Gjatë një konference për mediat, presidenti bëri të ditur se do të dërgojë në javët në vijim, një projektligj në parlament. Synimi është legalizimi i kriptomonedhës, duke shpjeguar se iniciativa e tij ka si objektiv krijimin e vendeve të punës në një vend ku 70% e popullsisë nuk ka një llogari bankare dhe punon në të zezë.

Sipas presidentit të Salvador, pas legalizimit, Bitcoin mund të jenë instrumenti i duhur për të bërë më të shpejtë dhe më të lirë veprimet për ata që punojnë jashtë vendit. Paratë e dërguara nga emigrantët në vendlindje janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në vend: 22% e prodhimit të brendshëm bruto sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2020 ato ishin 5.9 miliard dollarë.

Tregu i kriptovalutës është rritur deri në 2.5 trilion dollarë një vit më parë. Sipas ekonomistëve të ndryshme, rritja e shpejtë e vlerës ngre dyshime për faktin nëse ajo mund të zëvendësojë ndonjëherë monedhat vendase në veprimet e përditshme.