Fashion

Zbuloni si të vishni një ‘crop top’ në vjeshtë!

Ndërsa ‘crop top’ vazhdon të sundojë botën e modës, nuk ka asnjë arsye që ju duhet t’i hiqni ato bluze të mrekullueshme kur temperaturat fillojnë të ulen. Të kuptosh se si të veshësh një ‘crop top’ në vjeshtë është një sfidë argëtuese dhe idetë janë të pafundme. Me një copëz krijimtarie, do të tronditeni nga sa veshje “të reja” mund të krijoni. Kalimi i gardërobës tuaj për mot të ftohtë pa pasur nevojë të blini një ton me gjëra të reja mund të duket i frikshëm, por në të vërtetë nuk është aspak!

1. Mbi një këmishë me mëngë të gjata

Hedhja e një triko të zezë të prerë mbi një këmishë klasike të bardhë lart krijon një atmosferë ikonike të Audrey Hepburn. Sa më e gjatë këmisha e bardhë, aq më dramatike është pamja. Dhe nëse keni akoma ftohtë, thjesht hidhni një xhaketë mbi gjithçka! Ky look është i përsosur për stinën e vjeshtës, ndërkohë që ju nuk ndaheni nga ‘crop top’ juaj i preferuar.

2. Shoqërojeni me një pallto

Veshja e një ‘crop top’ nën një pallto krijon një pamje seksi delikate, ndërsa ju dukeni të bukur dhe jeni në të ngrohtë. Dhe mos kini frikë të mbani gjithçka të ndritshme dhe argëtuese për ta çuar pamjen në një tjetër nivel! Megjithatë edhe ngjyrat e lehta apo pastel do të ishin perfekte për këtë stinë të freskët!

3. I shoqëruar me një fund të trashë

Një fund i trashë ju siguron të qëndroni të ngrohtë dhe të dukeni ende shumë mirë. Ky do të ishte një kombinim perfekt për ‘crop top’ tuaj me mëngë të gjata. Guxoni në ngjyra! Ky stil është shumë interesant dhe ju dukeni pafund elegante. Këtë veshje mund ta mbani herët në mëngjes shoqëruar me një palë atlete, apo edhe në mbrëmje kombinuar me taka të larta.