Film & Tv

Zbuloni surprizat që ka rezervuar “Wake Up” për ju këtë sezon festiv!

Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me “Wake Up”. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis me analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit. “Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio.

Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Dhe për ta bërë akoma edhe më të zbukur zgjimin tuaj, “Wake Up” ka menduar për ju në këto ditë festash. Teksa edhe pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2021, le t’i shijojmë këto ditë duke fituar dhurata. Emisioni juaj i preferuar i mëngjesit do t’ju japë mundësinë që të fitoni duke luajtuar. Për çfarë bëhet fjalë?

Duke filluar nga data 20 Dhjetor, ju mund të bëheni pjesë e lojërave dhe quizeve dhe të fitoni dhurata të ndryshme. E ku ka më bukur se një dhuratë për festa, nga ne për ju. Mos i humbisni këto ditë, sepse zgjasin shumë pak. Quizi do të zgjasë deri ditët e fundit të vitit, prandaj nxitoni që të bëheni pjesë. Si funksionon?

E thjeshtë! Telefononi çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 09:00 në numrin e telefonit 042247299, ku do të lançohen pyetjet, jepni përgjigjen e saktë dhe ju jeni automatikisht fitues i dhuratave të mrekullueshme që janë përzgjedhur për ju. “Wake Up” ju jep mundësinë që të argëtoheni dhe të fitoni. Kështu që nxitoni!