Celebrities Live From Tirana Showbiz

Zbuloni të famshmit që kryesojnë “Social Top 5” këtë javë…

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5. Aurela Gaçe mban vendin e pestë për këtë javë me 1 mijë ndjekës më shumë në Istagram. Së fundmi ajo po punon me albumin e ri të dyfishtë, të titulluar “Unike…Me taban”.

4. Samanta Karavella ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri “Margarita”. Ajo ka shtuar po ashtu 1 mijë ndjekës në Instagram.

3. Olsa Muhameti, autorja e programit “Për’puthen”, po ashtu është rritur me 1 mijë ndjekës më shumë në llogarinë e saj. Ajo është duke punuar mbi një projekt ‘bombë’ që vjen për herë të parë në Shqipëri, “Kepi i Tundimeve”,

2. Në vend të dytë kemi divën Ronela Hajati me 2 mijë ndjekës më shumë. Ajo ka sjellë para pak ditësh projektin e fundit me MatoLale, që premton të jetë një hit.

1. Ledri Vula qëndron në krye të “Social Top 5” për këtë javë me plot 100 mijë ndjekës më shumë. Duket se hiti i tij i fundit “Monaco” ka qenë gjithashtu një sukses për të.

Personazhet e huaj:

5. Në vend të pestë renditet regjisori i njohur Tim Burton me 2 mijë ndjekës më shumë.

4. Will Smith i ka gëzuar fansat e tij me lajmin që do t’i rikthehet aktrimit. Ai ka shtuar 900 mijë ndjekës në Instagram.

3. Këngëtarja e njohur Dua Lipa është rritur me 1.5 milionë ndjekës këtë javë. Duket se lajmi që Sunny Hill Festival do të organizohet këtë vit në Tiranë ka gëzuar mjaft fansa.

2. Në vend të dytë kemi Lady Gaga-n me 1.9 milionë ndjekës më shumë. Artisten tashmë do ta shohim edhe në rolin e protagonistes në filmin “Joker”.

1. Në vend të parë është diva e muzikës, Beyonce, me plot 3 milionë ndjekës më shumë.