Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Zbuloni tre shenjat e horoskopit që janë “të fiksuar” pas pijeve alkoolike…

E keni menduar ndonjëherë se janë pikërisht disa shenja të horoskopit që janë “të fiksuar” pas pijeve alkoolike? Të gjithë e pëlqejnë alkoolin, por janë pikërisht tre shenja që e preferojnë në çdo çast të ditës. Më poshtë zbuloni cilat janë ato.

Demi

Demi është shenjat e parë e kësaj liste, teksa ka një dashuri të madhe për alkoolin. Një dem pi pije alkoolike gjatë gjithë ditës. Ai nuk e ka problem ta nisë ditën me një gotë verë, për ta vazhduar me shumë pije të tjera të ndryshme. Megjithatë, është diçka e rrallë që një dem të dehet.

Peshorja

Peshorja e konsideron gjithçka, një arsye të mirë për të pirë alkool. Nga një ndarje e dhimbshme, deri te një festë e gëzueshme, çdo ngjarje i duket peshores një rast i mirë për të pirë. Ju mund të rastisni shpesh një peshore të dehur, por ajo bëhet edhe më pozitive dhe argëtuese në ato çaste.

Gaforrja

Gaforrja nuk është ajo shenjë që pi në çdo rast, por vetëm kur përballet me një vështirësi. Çdo problem për një gaforre përbën rast për të pirë, por kur është  e gëzuar kjo gjë nuk ndodh. Megjithatë, ajo përpiqet të zmadhojë edhe çështjet e parëndësishme, në mënyrë që të gjejë shkak për të pirë.