Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Zbuloni tre shenjat më ekstroverte të Zodiakut!

Sipas astrologjisë, sjellja dhe personaliteti i njerëzve lidhet me yjet. Por çfarë thotë astrologjia për introvertët dhe ekstrovertët? A ka disa shenja të horoskopit që janë më introverte dhe të tjera që janë më ekstroverte? Sigurisht që po. Sipas astrologjisë, janë pikërisht tre shenja të horoskopit që janë më ekstroverte se të tjerat.

Peshorja

Peshorja është një shenjë që drejtohet nga Venusi dhe kjo e bën atë shumë sociale. Bukuria është shumë e rëndësishme për një peshore, ndaj ajo do të pëlqente të shkonte me miqtë në një galeri për shembull. Një zgjedhje poashtu e mirë do të ishte një dalje për të blerë veshje dhe aksesore të mrekullueshme. Peshoret pëlqejnë të jenë të rrethuar nga njerëz dhe janë nga shenjat më ekstroverte.

Luani

Luani është një tjetër shenjë e horoskopit e cila pëlqen të rrethohet nga njerëz dhe të përfshihet në grupe të mëdha shoqërore. Megjithatë, një luan nuk do t’ju lutet për të dalë sepse ai preferon të jetë vetë ai qendra e vëmendjes. Edhe pse luanët janë ekstrovertë, nga ana tjetër ata janë shumë të pavarur gjithashtu dhe dinë ta shijojnë edhe kohën kur janë vetëm.

Dashi

Nuk ka dyshime se një dash është pjesë e kësaj liste. Një shenjë ekstroverte që e konsideron jetën si një festë dhe që dëshiron që festa të ketë shumë të ftuar. Një shenjë me shpirt të lirë që e bën dashin të pëlqyeshëm tek të tjerët. Një dash është shumë pasionant dhe energjik gjithashtu, dhe këtë ia transmeton edhe të tjerëve.