Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Zbuloni tre shenjat më inteligjente të Zodiakut!

E keni menduar ndonjëherë që janë pikërisht tre zhenja të horoskopit që janë më të zgjuara se të tjerët? Epo nëse keni dyshime zbuloni tre shenjat më inteligjente të Zodiakut dhe me siguri do të bindeni!

Peshorja

Peshorja është balancuesja e Zodiakut dukshëm. Ajo është truri në çdo debat, teksa përpiqet të vendosë drejtësi në mënyrë sa më të zgjuar. Një peshore është emocionale dhe punëtore, dhe ky është një tjetër aspekt ku ajo përdor zgjuarsinë. Peshorja nuk do të shfaqë emocionet e saj nëse nuk mendon se është diçka e duhur dhe nuk do të punojë nëse nuk përfiton.

Luani

Luani është ajo shenjë e horoskopit që siç thuhet ndryshe, i di të gjitha. Luani ka inteligjencë sociale të konsiderueshme. Ai di gjithçka, ose edhe në rastet kur kjo gjë nuk ndodh ai përpiqet shumë t’ju bëjë sikur është njohës i mirë. Në shumicën e rasteve luani ia del të duket më i zgjuari i grupit ku ndodhet.

Akrepi

Akrepi është shumë i zgjuar. Ai i mendon gjërat thellë dhe madje gjykon me gjakftohtësi. Një akrep ka inteligjencë të lindur, është shumë intelektual dhe gjithnjë dëshiron të zbulojë gjëra të reja. Megjithatë, tregoni kujdes sepse ndonjëherë akrepi e përdor zgjuarsinë e tij për t’ju ‘helmuar’.