Fashion

Ja cilat janë trendet më interesante të aksesorëve për këtë vjeshtë!

Asnjë veshje nuk është kurrë e kompletuar pa aksesorë dhe këtë vjeshtë nuk ka si të jetë ndryshe bazuar tek modelet e ndryshme që janë në dispozicion. Bizhuteritë dhe aksesorët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Dizajnerët nuk janë kurrë zhgënjyes, ata edhe për këtë vjeshtë kanë krijuar bizhuteri që janë mjaft të guximshme dhe të bukura.

Nga gjerdanët e deri tek unazat kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e aksesorëve. Qoftë i vogël dhe minimal apo edhe i madh. ja se cilat janë disa nga tendencat e kësaj vjeshte.

1. Rilindja ’80

Neonet me ngjyra karamel të ndritshme në forma moderne i bëjnë nder stilit të viteve ’80. Sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjen dhe kombinimet e ngjyrave ose mbi format abstrakte.

2. Të magjishme

Pavarësisht nëse ideja për ngjyrat metalike apo monedhat klasike të arta mund t’ju duket e çuditshme, tema e magjive në zinxhirë është një zgjedhje e rëndësishme e aksesorëve për këtë vjeshtë. Simbolet e fatit, dashurisë, spiritualitetit ose kujtimeve janë më të forta se kurrë.

3. Gjatësitë e mëdha

Vathët e gjatë mbi shpatulla janë një mënyrë e sigurt për të tërhequr vëmendjen. Format moderne, të shndritshme, perlat apo zinxhirët si thekë, janë një zgjedhje që do të shtojnë ritëm në stilin tuaj.

4. Unazat Gold

Unazat janë një nga detajet më kryesore për këtë sezon. Një ose disa në dorën tuaj, gjithçka varet nga preferenca juaj. Ngjyrat e arta ose të argjendëta, janë goxha të guximshme . Përzierja dhe përputhja është ktheyr në trend të këtij viti.

5. Qëndrueshmëria

Të qëndrosh në qendër të vëmendjes për zgjedhjet që bën për bizhuteritë është një nga gjërat më interesante. Prandaj vathët me dimensione  të mëdha do të jenë shumë të pranishëm dhe tërheqës.