Celebrities Live From Tirana Showbiz

Zbuloni VIP-at shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës këtë javë!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

6. Elona Duro ka qenë një nga konkurrentet e “Dancing With The Stars”. Pas pesë super mbrëmjeve me performaca shumë të zgjedhura në zhanre të ndryshme, fatkeqësisht ajo dhe partneri i saj skenik, balerini profesionist Anxhelo, lanë garën të premten e kaluar. Elona ka shtuar 200 ndjekës në Instagram.

5. Regjisori Eduart Grishaj ka qenë në vëmendjen e të gjithëve kohët e fundit. Së fundmi sapo ka dalë në kinema filmi i tij “Sofia” dhe kudo po flitet vetëm për të. Eduarti ka shtuar 1 mijë ndjekës.

4. Ori Nebijaj këtë sezon është mjaft e impenjuar duke moderuar emisionin “Përputhen” në Top Channel. Mirëpo, pasi Grida Duma dorëzoi mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike, tashmë mandati i kalon Orit nëse ajo do të pranojë. Së fundmi, Ori me anë të një postimi në Instastory ka bërë një komunikim me rëndësi për mediat dhe ndjekësit e saj, ku ka treguar se ende nuk ka vendosur dhe se do pak kohë që të marrë një vendim nëse do të zgjedhë median apo politikën. Moderatorja ka fitur 2 mijë ndjekës në Instagram.

3. Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri kanë surprizuar fansat kur lajmëruan se do të vinin me një bashkëpunim. Projekti i tyre i përbashkët “Copa copa” do të publikohet shumë shpejt. Albani ka shtuar 2 mijë ndjekës.

2. Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Deklaratat e tij të fundit kanë bërë xhiron e rrjetit këto ditë. Së fundmi Flori ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Mbaroj për ty”. Me këtë projekt ai shënoi kështu dhe rikthimin e tij në muzikë pas një periudhe të gjatë. Flori ka fituar 2 mijë ndjekës në Instagram.

1. Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh. Së fundmi ai ka bashkuar forcat me Era Istrefin në një bashkëpunim muzikor. Buta ka fituar plot 4 mijë ndjekës.