Bota

Zelanda e Re gati për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare

Zelanda e Re po fiton betejën me Covid-19 për herë të dytë. Nëse situata do të mbetet nën kontroll zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që pritet të mbahen të shtunën nuk do të shtyhen.

Rreth 3,7 milionë votues do të zgjedhin për një mandat trevjeçar, 72 ligjvënës nga gjithsej 120 deputetë. Pjesa tjetër e 48 deputetëve do të zgjidhen përmes listave të mbyllura të partive.

Banorët e Zelandës së Re po ashtu do të votojnë për dy referendume në të njëjtën votim, një mbi konsumin personal të kanabisit dhe një mbi eutanazinë. Për të shmangur turmat dhe radhët, Zelanda e Re hapi votimin paraprak që nga 3 tetori.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Zelnadën e Re kanë humbur jetën 1.880 të infektuar dhe 25 vdekje.