Aktualitet Politikë

Zelensky në Kuvend, Rama: Mundësitë për t’ju ndihmuar janë modeste; marrim pjesë në konferencën e donatorëve

Pas fjalës së presidentit të Ukrainës në Kuvendin e Shqipërisë, Volodymir Zelensky, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili i përsëriti dhe një herë mbështetjen në luftën kundër Rusisë.

Shkëlqesia juaj! Ky parlament që sot ka nderin që tju dëgjojë ju nuk shquhet për shpirtin e dakordësisë mes tyre, por ky është një nga ato raste edhe më të radha kur të gjithë ne këtu kemi rënë dakord për mbështetje maksimale. Shqipëria është një vend shumë më i vogël se Ukraina. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste por ne kemi besuar se Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj. Më 5 maj Shqipëria do të jetë e pranishme në konferencën e donatorëve për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshave, ku do të japim mbështetjen modeste” tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë vijon se “historia jonë e afërt na ndihmon ta ndjejmë dhimbjen e madhe të Ukrainës. Ky është një shërbim i paçmuar që po i bëni të gjithë botës së fjetur demokratike. Të gjithë e dimë që kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër. Unë e besoj sinqerisht që nëse sot në Shqipëri po vijnë ukrainasit ë ikur nga lufta. Nesër dëshira e tyre për të vizituar Shqipërinë për dëshirë do të bëhet realietet”.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rezistencën e Ukrainës përballë agresionit rus, teksa tha se ata po i bëjnë një ‘shërbim të çmuar botës, deri dje të përgjumur, demokratike’

“Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, qëndresa juaj në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, janë sakrifica ekstreme të një populli liridashës dhe një shërbim i çmuar që po i bëni botës, deri dje të përgjumur, demokratike. Të gjithë e dimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ku çdo ditë që kalon me tmerret e reja e zgjat shtegun e ngushtë drejt paqes. Sot që në Shqipëri vijnë ukrainas që ikin nga lufta, dëshira juaj që nesër ata të vijën në shtëpitë e dyta për pushime me familjen, do të bëhet realitet. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve të gjithë mbështetjen dhe miqësinë tonë”, tha Rama.