Bota

Zelensky: Raketa nuk ishte ukrainase, Rusia thërret në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk ka  dyshim se raketa që shkaktoi shpërthimin në Poloni nuk ishte ukrainase.

Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka “asnjë tregues” se ishte një sulm i qëllimshëm.

Megjithatë, kryeministri polak tha në orën e fundit se nuk mund të përjashtojë se sulmi , katër milje nga kufiri ukrainas, ishte një “provokim”.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë”.

Zëdhënësja Maria Zakharova njoftoi ditën e stome se Rusia ka thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak që ndodhet në Moskë.

Ky vendim vjen pas sulmit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Poloninë lindore, ku dy raketa hynë në territoret e tyre.

Kremlini akuzoi Poloninë se kishte reaguar në mënyrë “absolutisht histerike” ndaj incidentit të së martës, kur dy persona u vranë mbetën të vrarë.

Polonia dhe NATO deklaruan se ekziston mundësia se raketa mund të jetë lëshuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por edhe jo.

Krzysztof Krajewski është ambasador i Polonisë në Rusi që nga maji 2021.