Bota

Zelensky, thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Presidenti ukrainas njoftoi në Twitter se kishte udhëzuar ambasadorin e tij në Kombet e Bashkuara që të kërkonte një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Vrasja e civilëve, shkatërrimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina vazhdon të kërkojë një përgjigje të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar ndaj këtyre krimeve”, tha Zelensky.

Zyrtarët ukrainas paralajmëruan për dëme “kolosale” në infrastrukturën energjetike të vendit, e cila po bëhet gjithnjë e më shqetësuese me afrimin e dimrit. Si rrjedhojë, Zelensky ka paralajmëruar ngritjen e 400 pikave të pathyeshme për të përballuar situatën dramatike nga energjia elektrike.

Kremlini ka denoncuar sulmin ukrainas në ‘strofën e spiunëve’ të Manastirit historik të Shpellave në Kiev, duke e cilësuar si ‘aksion lufte’ kundër ortodoksëve rusë. Gazprom po kërcënon të shkurtojë rrjedhat e gazit përmes Ukrainas nga e hëna, rruga e fundit e gazit rus për në Evropë, si përgjigje ndaj Ukrainës që supozohet se ndalon furnizimin me metan për Moldavinë.

Pas një bombardimi rus në Zaporizhzhia ka humbur jetën edhe një foshnjë.