Aktualitet

Zetori përplaset me motorin, dy viktima nga aksidenti tragjik në Zemblak të Korçës!

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku raportohet për dy të vdekur. Ngjarja ndodhi në Zemlak.

Mësohet se një zetor është përplasur me një motor dhe kanë ndërruar jetë dy persona.

Kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Arjan Xhuti dhe një grua që ishte në zetor e identifikuar si Hatixhe Kulla.

Vijon…

Nga ana tjetër, 29 drejtues mjetesh janë vënë në hetim gjatë javës së fundit në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimin rrugor.

Sipas Policisë Rrugore, janë identifikuar 5 raste të drejtimit të automjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 55 numrin e shoferëve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative 391 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

238 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2470 drejtues mjetesh.

62 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërkohë që janë vendosur 147 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.