Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Zgjedhje apo kompromis?! Fenomeni i lakuriqësisë parë nga sytë e Neda Ballukut!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte ish-konkurrentja e “Big Brother”, Neda Balluku për të na folur më shumë rreth shkrimit të saj të postuar në rrjetin social Instagram që lidhet me fenomenin e lakuriqësisë. Neda ka shkëputur një foto nga videoklipi i këngëtares italiane Elodie teksa shfaqet e zhveshur në një formë ekstremisht artistike, aspak vulgare. A është kjo forma e duhur e lakuriqësisë që duhet shfaqur sipas Nedës?

Jam përpjekur tek gjëja që kam shkruar të arrijë të ndajë arsyen ose qëllimin e ekspozimit të trupit kryesisht femëror sepse këngëtarja që mora shembull është vajzë. A quhet njësoj një ekspozim femëror nëse vjen si rezultat i vendimit tënd personal, pra ti si artist mendon se ke një trup të bukur, mendon se ke nje pikë të fortë dhe nga ana tjetër ka artiste që e bëjnë pa dëshirë, por se duhet bërë, për klikime dhe në fund të ditën e vuan këtë gjë. Cili është ndryshimi midis këtyre të dyjave dhe a do të quhej njësoj koncepti parimor i vlerës së veshjes dhe zhveshjes? Unë jam shumë dakord që arti duhet të jetë i guximshëm, pa turp, sfidues por nëse vjen si kompromis sepse ti e bën se duhet bërë, për t’i dhënë ‘ushqim’ publikut, a duhet bërë? A është mirë? A prishet arti në vetvete? 

Prej kohësh është thyer tabuja, që trupi femëror dhe meshkullor është një formë arti. Ne i shkojmë publikut, publiku nuk e kërkon atë që i pëlqen dhe unë jam gjithmonë e skuadrës që duhen kulturuar njerëzit kudo ama koha është tregues i asaj që realisht njerëzit pëlqejnë. Ka një arsye pse një këngë merr 10 milion klikime dhe një tjetër merr 100 mijë klikime. Masa sot përcakton çfarë eshtë trend dhe kjo është një gjë që të vjen keq deri diku. Ne kemi artiste të bukura, të talentuara por a kanë guxuar ta sjellin ekspozimin e trupit të tyre në mënyrë aq minimaliste sa këngëtarja në videoklip? Ekstravaganca e saj vjen edhe si fabul, aksesor, është thjesht ajo, një sfond i bardhë, tavolinë rrethore ku ekzekuton të gjithë artin e saj. A vinë artistet tonë në këtë formë, apo vinë si ajo që vinë, shohim ngjyra pafund, rroba pafund, lojëra të forta me make up. Ndonjëherë aq shumë i shohim sa merremi si është veshur, si është lyer, ku e ka bërë videoklipin. Më dhemb vërtetë kur media u tregon njerëzve atë që nuk kanë, u tregon se shiko në çfarë niveli jam un dhe çfarë niveli je ti që më ndjek. Pse këto klipe vinë në këtë mënyrë, pra unë kam atë që ti nuk do e kesh kurrë, a kënaqen vërtetë njerëzit me këtë? Për mua, personat që e kanë kompleksin e superioritetit e kanë edhe kompleksin e inferioritetit. Nëse ke komplekse do të bësh këto kompromise.