Rajoni

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja si do të procedohet me votat nga Serbia!

Shtetasit e Kosovës me të drejtë vote por që nuk jetojnë në territorin e saj, deri më 21 janar mund të aplikojnë përmes Postës për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Votimi me postë që vlen dhe për serbët që jetojnë në Serbi e kanë të drejtë vote në Kosovë përfshin periudhën nga data 2 deri më 12 shkurt.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, përmes një deklarate ka sqaruar që të ashtuquajturat pako të votimit duhet të arrijnë në kutinë postare të KQZ-së deri më 12 shkurt.

Pra, duke filluar nga 2 shkurti deri më 12 shkurt është periudha e votimit përmes postës dhe kjo vlen për të gjithë votuesit, të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Votat e tyre mund të dërgohen tranzit përmes Postës së Maqedonisë së Veriut pasi mes zyrave postare të Kosovës e Serbisë nuk ka marrëveshje për asnjë lloj dërgese.