Aktualitet Politikë

Zgjedhjet për kreun e PD/ Aplikimet të hapura deri më 7 maj, ja kriteret për kandidatët!

Komisioni i Rithemelimit njoftoi sot se aplikimet për kandidatët për kryetar të PD, do të jenë të hapura deri më 7 maj.

Kuvendi i i Rithemelimit, miratoi datën 22 maj si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e partisë.

Njoftimi:

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

1- Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
2- Curriculum Vitae;
3- Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.