Health & Beauty Lifestyle

Zgjidhja perfekte nëse doni të shpëtoni nga kallot e këmbëve!

Kallot janë pjesë të trasha dhe të forta lëkure të vdekur me ngjyrë gri në të verdhë. Shkaqet e kallove mund të jenë të ndryshme duke filluar nga thatësia e lëkurës, këpucët e papërshtatshme dhe përdorimi i tyre pa çorape, si dhe infeksionet e ndryshme të lëkurës. Nëse i keni provuar të gjitha, por sërish nuk keni arritur rezultatin e duhur ju këshillojmë të provoni metodën e mëposhtme.

Përbërësit 4 aspirina, lëngu i 1 kokrre limoni, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë gjelle uthull molle. Shtypini aspirinat derisa të bëhen pluhur. Shtojini në një enë të pastër dhe më pas shtoni lëngun e limonit, ujin dhe uthullën e mollës. Përziejni së bashku derisa të formohet një masë homogjene.

Lyejini këmbët me masën e krijuar dhe më pas vishni një palë çorape pambuku. Aspirinat duhet të veprojnë për 20-30 minuta dhe më pas shpëlajini këmbët me ujë të vakët. Aspirinat stimulojnë qarkullimin e gjakut, reduktojnë dhimbjet dhe inflamacionin. Përdoreni këtë metodë natyrale 2 herë në javë. Rezultatet do të kalojnë pritshmëritë tuaja.

Ndërkaq, në kuzhinën e secilit prej nesh gjendet letra e aluminit. Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se mund ta përdorim atë edhe për trupin tonë? Në vend që ta përdorni vetëm për gatim, filloni ta përdorni për arsye të tjera që mund të përmirësojnë problemet shëndetësore. Letra e aluminit mund t’ju shpëtojë nga ftohjet e lehta, të luftoni pagjumësinë dhe gjithashtu të trajtoni çështje të tjera të përditshme.