Celebrities Gossip Showbiz

Zhaklin Lekatari e ka goditur?! Efi Dhedhes zbulon prapaskenën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Efi Dhedhes ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan Topi” me moderatore Erjona Rusi, ku ka folur rreth jetës së saj tani pas mbarimit të “BBV2”, projekteve të ndryshme dhe marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë. Efi ka folur sot për debatet e saj me opinionisten Zhaklin Lekatari.

Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone në larta mes ne të dyjave. Kjo ishte një bisedë që kam folur me psikologen time, për t’i treguar që ka bërë një punë shumë të mirë me mua, pasi nëse do isha më parë në një situatë të tillë, do kisha reaguar ndryshe, do kisha bërë atë veprim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë. Dhe arsyeja e mërzitjes së Zhaklinës ishte kjo, sepse dolën bisedat me psikologen. Edhe ajo u kap te ajo gjë që i interesonte të kapej. Te veprimi që do bëja unë më përpara, por harron që unë nuk jam si më parë.

Më erdhi shumë afër, është reagimi i saj, sepse dallohet që është njeri që flet me duar, me gjeste, ishte më i afërt seç duhej. Dhe zëre se unë po ja shprehja vetes time, sepse prandaj e kam psikologen. Në momentin që unë dua të them dika, dua të shprehem, e kam folur me të.

Por fatkeqësisht, u bë pak më e madhe se duhej.

Afrimiteti i saj, impulsi i saj dhe zëri i lartë, më bëri mua të kuptoj që okej, paskam ndryshuar, sepse nuk lejoj njeri të më vijë ashtu. Ishte pak e tepërt. Kjo ka ndodhur para rihyrjes sime. Nuk tentoi të bënte asgjë, por ishte tepër sepse nuk kishim debat tonin, asgjë personale, sepse ishte thjesht një përplasje mendimesh.