Sport

Zhgënjen Teuta dhe Vllaznia/ Në Conference League fiton vetëm Laçi

Laçi ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League duke mundur me rezultatin 1-0 rumunët e Universitatea Craiova. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi në “Elbasan Arena” falë golit të Zarubicës në pjesën e parë. Bardhezinjtë do kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër pas një jave në transfertë.

Vllaznia u mund minimalisht 1 me 0 në Qipro. Goli i Scepoviç në shtesën e pjesës së parë vendosi fatin e këtij takimi. Te enjten e ardhshme shkodranët do provojnë përmbysjen në “Loro Boriçi”.

Teuta ka zhgënjyer në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”. Skuadra e Edi Martinit u mund në shtëpi 0-2 nga skuadra Inter Escaldes, kampione e Andorrës. Dy golat e sulmuesit Soldevila kanë thyer kampionët e Shqipërisë, të cilët javën e ardhshme luajnë në transfertë e do kenë një mision të vështirë për të përmbysur rezultatin.