A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Zhgënjimet, lotët, rëniet, dështimet… Ronela Hajati flet për gjithçka në “A Live Night”!

“A Live Night” erdhi edhe këtë të shtunë me një episod shumë dinamik, ku e ftuar ishte Ronela Hajati. Në një intervistë speciale, artistja u rrëfye për karrierën e saj muzikore, jetën personale, fëmijërinë, e shumë të tjera. Ronela gjithashtu na zbuloi një tjetër anë të të qënit një këngëtare, teksa tregoi edhe vështirësite e këtij profesioni.

Ka të mirën dhe të keqen sepse ne jemi artistë në shpirt, por për publikun ne jemi argëtues. Ne jemi njerëz që njerëzit shtyjnë orët me ne, heqin mendjen nga diçka e keqe që u ka ndodhur, bëjnë dedikime dhe në fund të ditës kjo gjëja duhet të vazhdojë…

Por cila është gjëja më e keqe që i ka ndodhur këngëtares?! Këtë na e zbulon vetë Ronela në “A Live Night”!

Mua gjëja më e keqe që më ka ndodhur nga kjo rënie nuk është vrasja, por zhgënjimi. Unë jam vajzë e vetme dhe të shtëpisë sime nuk më kanë ndjekur nga pas kur kam vendosur që muzika të ishte profesioni im. Nuk kanë qenë shumë dashamirës. Kanë dashur që muzika të ishte kulturë, një plus përtej një profesioni. Ndaj nuk më kanë përkrahur në pjesën e investimit. Muzika në fillim do shumë investim derisa ti të njihesh. Unë këtë nuk e kam patur. Absolutisht që gëzoheshin shumë kur merrnin reagimet pozitive të njerëzve.

Unë kisha vetëm miq njerëzit që mund t’i besoja më shumë. Por miq të mirë ngelen shumë pak në jetë. Shumica shkojnë e vijnë. Kur ti beson shumë, edhe zhgënjehesh shumë. Kur zhgënjehesh, qan. Unë kam qenë tip i ndjeshëm, shumë naïve, shumë emotive. Absolutisht që kur je në një botë të egër, në një xhungël si puna e muzikës, edhe po mos të kenë gjë për ty, do shpikin. Fjalët ndonjëherë shkonin në veshët që nuk duheshin, dhe punët e mia prisheshin. Unë normalisht i përjetoja shumë rëndë. Por nuk e tregoja që isha keq, gjithnjë qeshja. Të vetmit në fund të ditës që merakosen, janë vetëm mamaja dhe babai. Tani mburoja është e fortë si spartanët. Hermetike, nuk dua që askush të dijë asgjë për mua.