Bota

Zhvillim historik në kompaninë Disney, pas 98 vitesh në krye vjen një grua!

Susan Arnold është presidentja e Disney-t e do të zëvendësojë Bob Igerin, i cili e mbante detyrën prej 2000-shit e në vitet 2005-2020 ishte administrator i deleguar i grupit. Arnold, e cila është pjesë e këshillit të administratës prej 14 vitesh, zyrtarisht e merr detyrën në ditën e fundit të vitit, më 31 dhjetor. 67-vjeçarja zotohet t’i shërbejë interesave të aksionerëve të Disney-t.

Me pranimin e detyrës, në rolin e presidentes së bordit, synoj të vazhdoj t’i shërbej interesave afatgjata të aksionerëve të Disney-t dhe të punoj ngushtësisht me administratorin e deleguar Bob Chapek, për të sjellë krijime inovative.

Ndërkaq, ishte nën drejtimin e Igerit që Disney shënoi një epokë ndryshimesh e inovacioni, duke blerë markat Pixar më 2006-ën e Marvel më 2009-ën, Lucasfilm në vitin 2012 e 21st Century Fox, dy vjet më parë.

Jashtë botës së biznesit, emri i Susan Arnold është përfolur shumë herë si një kandidaturë e besueshme për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, ndonëse nuk u konkretizua.

Fillimisht ka qenë e përfshirë në mbledhjen e fondeve kur Hillary Clinton garonte për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 2016. Më pas, u bë pjesë e grupit të këshilltarëve të Donald Trump-it kur sapo u zgjodh president, por nuk ia doli ta këshillonte, për një kohë të gjatë. Pas dy muajve dha dorëheqje, në shenjë proteste për tërheqjen amerikane nga Marrëveshja e Klimës së Parisit.