Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Zhvillim historik për Emiratet e Bashkuara Arabe, fundjava bëhet e shtunë-e dielë!

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, qeveria vendosi të ndryshojë ditët e fundjavës, që nuk do të jenë më e premte-e shtunë, por e shtunë-e dielë. Gjithashtu, do të punohet për 4 ditë e gjysmë, pasi e premtja do të jetë gjysmë dite. Siç dihet, e premtja është shumë e rëndësishme për myslimanët që ia kushtojnë lutjes së javës. Rregullat e reja për sektorin publik, hyjnë në fuqi më 1 janar.

Siç bën të ditur agjencia vendase e lajmeve, Wam, vendimi do të zbatohet nga institucionet shtetërore e shoqërohet me oraret e reja: 07:30-15:30 nga e hëna në të enjte dhe të premten: 07:30-12:00. Të premten, lutja mbahet në orën 13:15 e nëpunësit shtetërorë mund ta bashkërendojnë punën nga shtëpia e të rregullojnë orarin në mënyrën më fleksible të mundshme.

Tashmë, Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i parë në botë që prezanton një javë pune me më pak se 5 ditë.

Në pjesën më të madhe të vendeve arabe, fundjava është nga e premtja në të shtunë. Në mesin e shteteve të Gjirit Persik, Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen të parët që i bashkohen perëndimorëve, me të shtunën dhe të dielën.

Kjo fundjavë e gjatë, bën pjesë në përpjekjet e qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për të përmirësuar ekuilibrin mes punës e jetës private, si edhe për të rritur konkurrencën ekonomike të vendit.