Aktualitet Politikë

Zhvillime në selinë blu, Basha mbledh kryesinë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme në orën 18:30 kryesinë e Partisë. Çështja në fokus të rendit të ditës që pritet të diskutohet do të jetë mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit.

‘Te nderuar anëtarë të Kryesisë, Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”’- njofton Gazment Bardhi.

Më 8 janar mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë sot në vendin e krimit, ndërsa i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar se  ata ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.