Tech

Zhvillimi global 5G, ja cfarë pritet të ndodhë në fund të vitit!

Pandemia koronavirus nuk e ndaloi zhvillimin global të 5G-së. Sipas një raporti të fundit të kompanisë “Ericsson”, në fund të muajit që përkon me mbylljen e vitit 2020, mbulimi me këtë teknologji do të arrijë në një miliardë persona. Rrjeti pritet të ketë 220 milionë kontrata, 175 milionë në Kinë që kryeson me 80% të totalit.

Në 6 vite parashikohen 3.5 miliardë abonime 5G, mjaftueshëm për të përfaqësuar mbi 50% të trafikut global të të dhënave celulare. Po ashtu, raporti parashikon që në Amerikën e Veriut, deri në fund të 2020-ës, rreth 4% e pajtimeve në celular do të jenë 5G, trend që po vazhdon në nivelin më të lartë të çdo rajoni në botë.