A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

“Zhvilloi brenda meje një Elhaidë jo egoiste”, artistja rrëfen për eksperiencën në Paris!

Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Teksa, intervistat e saj janë shumë të rralla, përpos sukseseve të saj që të gjithë tanimë i dimë, ndjekësit nuk e njohin artisten pak më shumë. Por, mes shumë sukseseve të saj, një ndër to ka qenë dhe roli i Esmeraldës në ‘Notre Dame de Paris’ që e ndryshoi shumë Elhaidën, por si?

Ndodhesha në Paris duke filluar me një gjuhë të re, duke krijuar shoqëri të reja. Më pëlqente fakti që jetoja në Paris vetëm, këndoja në Pallatin e Kongreseve në Paris, rolin e Esmeraldës. E gjithë vëmendja nuk ishte vetëm për mua në këtë rast, por gjithë trupën e teatrit. Zhvilloi brenda meje një Elhaidë jo egoiste, që suksesi është diçka e punuar në grup me shumë dashuri. Duhet të gjej një vend që i ka rrënjët për mua, të them ky është vendi për mua, është diçka në të cilën unë po punoj shumë. Nuk dua të jem një person që i dedikon 1000% vetëm muzikës. Jam një njeri mbi të gjitha. Në një moment të caktuar kam nevojë të kthehem në shtëpi, është e lodhshme, është një jetë e lodhshme, por që më jep shumë kënaqësi nga ana artistike, do jetë kështu derisa të vendos të rikthehem te Elhaida egoiste që bën muzikë soliste. Mendoja se sakrifica më e madhe ishte që nuk takoja familjen, sot e pranoj që sakrifica më e madhe është që unë s’kam kohë t’i dedikoj jetës time pivate. E shoh që ky stil jete, udhëtimet që nuk mbarojnë kurrë, më kanë marrë shumë kohë për t’i dedikuar jetës time private dhe kjo është diçka që ndonjëherë jam penduar, ama nuk ka ndodhur kurrë që të them ia vlejti më shumë sesa muzika. Ndoshta kam bërë zgjedhjen e duhur, por është e vështirë, i them vetes po sakrifikon.