Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Valas në Elbasan. Zjarrfikësit e Elbasanit, Cërrikut dhe emergjencat civile, bashkë me banorët e zonës po luftojnë me flakët.
Në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikëset e Forcave të Armatosura, Gramshit, Belshit dhe Tiranës. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është e konsiderueshme.
8 mjete zjarrfikëse dhe mbi 80 efektivë po luftojnë me flakët.
Zjarri po afrohet pranë depove të ujit të bashkisë Cërrik. Era ndërkohë favorizon përhapjen e flakëve.