Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Zjarr në ambientet e spitalit Covid-3 në QSUT.

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në katin e parë të spitalit COVID-3 në QSUT. Bëhet fjalë për një rezistencë ngrohjeje në zyrat e administratës së këtij spitali e cila ka marrë flakë dhe ka shkatuar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën, ndërkohë që më parë kishin dalë jashtë mjekë dhe pacientë. Bëhet me dije se nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në QSUT për të parë situatën.

Në spitalin Covid 3 në QSUT shkoj edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasitiliu e cila në një deklaratë për mediat dha sqarime për zjarrin e rënë. Ministrja siguroi se zjarri ka rënë në zonën e gjelbër të godinës, ku ofrohen shërbimet mbështetëse dhe se asnjë pacient dhe anëtar i stafit nuk është prekur.

Në këtë incident nuk ka asnjë përfshirje në pavionet që shërbehen pacientët. Incidenti ka ndodhur jo në zonat e pavijoneve por në zonën e gjelbër, shërbimet mbështetëse, që nuk është e lidhur me pavijonet. Ky incident sapo është evidentuar nga strukturat mbështetëse të QSUT është reaguar dhe janë lajmëruar strukturat përgjegjëse që janë duke kryer hetimin për shkakun. Ajo që është e rëndësishme është që pacientet dhe stafi janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Sepse incidenti ka ndodhur në këtë zonë të strukturës ku aktualisht nuk ofrohet shërbim, tha ministrja.

Manastirliu zbuloi se janë 70 pacientë që po trajtohen në këtë spital. Ajo tha se po kryhet hetimi për të gjitha pistat duke përfshirë edhe atë të një zjarrvënie të qëllimshme.

Janë mbi 70 pacientë në Covid 3 dhe nuk janë prekur nga ky incident. Një prej dhomave ka pasur këtë dhe janë marrë masat në kohë. Po bëhet i gjithë investigimi dhe situata është nën kontroll. Nuk mund të flas për shkaqe janë disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha pistat. Jam këtu për tu siguruar që jemi në gatishmëri maksimale, deklaroi ministrja.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me zjarrin që ka rënë në spitalin Covid 3 në Tiranë.Sipas policisë, zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

“Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton policia.