Aktualitet

Zjarr në gadishullin e Karaburunit, zona mbulohet nga tymi i dendur!

Pasditen e sotme një zjarr ka rënë në gadishullin e Karaburunit në pjesën jugore të tij në afërsi të hirit të Shën Andreas.

Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë per të shkuar zjarri vijon të përparojë i ndihmuar dhe nga era e fortë qe fryn nga Jug perëndimi.

Sipas specialistëve të ADZM për të shkuar ne këtë zonë në këmbë dhe nga mali duhen të paktën 5 orë , ndërsa nga deti është e pamundur për shkak te dallgëve dhe detit deri në 7 ballë .

Një vatër zjarri është raportuar mesditën e sotme edhe në Vlorë.

Më konkretisht zjarri është raportuar në autostradën Vlorë-Novoselë pranë fshatit Mifol.

Si pasojë e flakëve është djegur një hapësirë e konsiderueshme sipërfaqeje me shkurre, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.