Aktualitet

Zjarr në Nartë të Vlorës, tymi mbulon qytetin!

Në zonën e inerteve, në Jalli të Nartës janë duke u djegur goma të vjetra automjetesh, duke bërë që tymi i zi të mbulojë qytetin bregdetar të Vlorës dhe të shkaktojë panik te qytetarët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe mund të kenë qenë banorët e zonës ata që i kanë vendosur flakën gomave të vjetra.