Aktualitet

Zjarr në një banesë në Shkodër, një burrë gjeti vdekjen dhe gruaja e tij u plagos rëndë!

Një 60-vjeçar humbi jetën dhe bashkëshortja e tij u lëndua nga zjarri në banesën e tyre private pranë Urës së Bunës në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, në lagjen “Liria” të qytetit verior. Për shkak të dëmtimeve të shumta, gruaja e tij 59-vjeçe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën. Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Fqinjët e Kapllan dhe Naslie Nasufit thanë se policia shkoi shpejt, ndërsa autoambulanca, me vonesë.

Këtu ndodhi zjarri. Kanë ardhur njerëzit për pune e kanë parë flakën. Gruaja ka dalë  e djegur, e kanë çuar në spital. Kapllani ka vdekur brenda. Nuk e dimë si ka ardhur flaka, jemi zgjuar prej gjumi. Kushtet i kanë patur të këqija boll. Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia ka ardhur më shpejt. S’na vjen ambulanca kurrë. Zjarrfikëset kanë ardhur me policinë.

E dëgjova zhurmën, kur dola jashtë pashë flakën e madhe. Katastrofë, nusja ishte djeg komplet, prit ambulancën. Ka ardhur vonë. Vetëm policia ka ardhur shpejt, ambulanca e zjarrfikësja kanë ardhur me vonesë. Ajo është shumë keq. Eshtë djeg krejt.