Aktualitet

Zjarr në një banesë në Tiranë, dëme materiale!

Në Tiranë, një banesë u përfshi sot nga flakët në rrugën “Arben Broci”. Zjarri për shkaqe ende të panjohura ra në mëngjes në shtëpinë e një shtetaseje dhe siç njofton policia, ndërhyrja e ekipit të zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e shuarjen e tij. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi zyrtar i Policisë Tiranë:

Më datë 23.01.2023, në rrugën “Arben Broci”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll.

Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.